Nëna e tre fëmijëve të mitur, Blerina Basha, e cila u procedua sot penalisht pas një padie të depozituar nga ish-vjehrra e saj, ka treguar për BalkanWeb dhe News24 se gjithçka është e sajuar nga e moshuara.
Në një intervistë për gazetaren Klodiana Haxhiaj, Blerina, nënë e fëmijëve të moshës 5, 10 dhe 12 vjeç, tregon se ajo punon banakiere dhe paguhet me një pagë 400 mijë lek, ku vetëm qiraja është 300 mijë lek.
“E kam të pamundur që të rri me fëmijët se s’kam të ardhura me se të paguaj qeranë dhe ti ushqej
Ky është kurth nga ish- vjehrra e cila më ka paditur se braktis fëmijët . Si mund ta bëjë këtë kur unë vetë punoj?
Më ka hyrë pa leje në shtëpi dhe ka mësuar fëmijet të flasin keq kundër meje.
Nuk e di por kjo është e patolerueshme si vjen në shtëpinë time pa leje dhe më denoncon në polici?, thotë gruaja e re.
Më pas, ajo tregon se do të mbrojë fëmijët pasi babai i fëmijëve ka qenë në burg ne Itali për 5 vjet.
“Doli nga burgu dhe ka paguar për fëmijët 180 mije lekë të vjetra. Si mund t’i ushqej fëmijët me 180 mijë të vjetra në muaj?
Unë fëmijet nuk i braktis kurrë se jam nënë . Djali i dyte vuan nga epilepsia dhe kam shkuar në spitale për kurim për një kohë të gjatë tani është më mirë. Veshkën e shes e femijet nuk i lë!
Tani më morën në pyetje në polici se më denoncoi vjehrra do hapen gjyqe dhe dëgjova se do më marë shteti fëmijet. Fëmijët nuk i lë në jetimore”, thotë gruaja.
