Situata në Vlorë nuk është aspak e qetë. Lojtarët më cilësorë të ekipit janë larguar në drejtime të tjera për shkak të pagave të prapambetura, ndërsa Flamurtari vijon të masakrohet rregullisht nga gjyqtarët.

I fundit, ishte rasti i kartonit të kuq absurd për Andi Ribajn, që u ndëshkua pasi komunikoi me tifozë të Partizanit, që kishin kaluar rrethimit, vendim që duhet të ketë ndikuar dhe në rezultatin përfundimtar të sfidës, që u fitua 3-1 nga të kuqtë.

Në një situatë të tillë mllefi, Sinan Idrizi ka vendosur të rikthejë sadopak qetësinë në skuadër. Administratori kuqezi u ka premtuar lojtarëve se brenda kësaj jave do të marrin tri paga, çka ka bërë jo pak të lumtur futbollistët, që po kalojnë një situatë vërtet të keqe financiare.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb