Dorëheqja e kreut të PD-së Lulzim Basha ka pasur me disa vendime në selinë blu. Së fundmi është vendosur që të hiqen dyert e blinduara, ose të përforcuara.
Gazetari Osman Stafa duke iu referuar burimeve nga PD, raportoi për “BalkanWeb” se ky vendim është marrë mbrëmjen e djeshme pas kërkesës së disa deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar.
Dyert përforcuese që u vendosën pas rikonstruksionit të godinës, u bënë disa herë temë debati mes foltores dhe selisë së PD.
