Pas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, edhe Ergys Agasi pritet të transferohet në një  tjetër paraburgim. Për transferimin e tij është firmosur urdhri nga drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë, forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DAP) kanë mbërritur në paraburgimin e Bradasheshit, ku ndodhet Agasi, për të kryer procedurat e transferimit.

Burgu ku do të transferohet mbahet sekret për arsye sigurie.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb