Pas njoftimit se avionët luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë, raportohet se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Poloninë.
Forca Kufitare polake që raporton se dy avionë luftarakë rusë shkelën zonën e sigurisë të platformës së eksplorimit të naftës dhe gazit Petrobaltic në Detin Baltik duke kryer një kalim të ulët mbi platformë.
“Forcat e Armatosura Polake dhe autoritetet e tjera janë njoftuar”, thuhet në deklaratë.
