Ka nisur revolta e studentëve dhe e gjimnazistëve të Shqipërisë edhe gjatë ditës së sotme, 16 tetor.
Gjimnazistët në Kamëz kanë bojkotuar mësimin, duke bërë thirrje kundër qeverisë.
Ata mbajnë një flamur kombëtar në duar, duke u shprehur se të gjithë duhet të shkojnë pas flamurit. “Revolucion”, është thirrja e tyre. Ndonëse kanë tentuar që të vijnë drejt Tiranës, të rinjtë janë penguar nga policia.
Revolta sot nisi nga Lezha, ku gjimnazistët u përleshën me efektivët.
