Zbardhet dëshmia e ish-shefit të sektorit Ligjor në burgun e Peqinit, Gani Shehu, i cili tashmë ndodhet pas hekurave nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshminë e Shehut, i cili në sallën e gjyqit ka mohuar akuzën, ndërsa pohoi se nuk ka bërë asnjë falsifikim dokumenti në lidhje me të dënuarin Viktor Ymeri.

“Kam qenë përgjegjës i Sektorit Juridik në burg dhe me është kërkuar informacion nga avokati i Viktor Ymerit për kohën dhe Sektorin përkatës në IEVP.

Në praktikën tonë kontaktonim nga telefonit i zyrës me atë të shefit të policisë. Pasi më dha të dhënat shefi i policisë për të dënuarit Viktor Ymeri dhe Luftar Reci kam konceptuar shkresën dhe ia kam dërguar drejtorit. Drejtori e ka firmosur dhe vulosur dhe ia kam dhënë avokates. S’kam bërë falsifikim dokumentash.”, tha Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: