Australia ka ndjekur vendimin e Kanadasë për të njohur Palestinën si shtet sovran, shkruan kryeministri Anthony Albanese.

Ai thotë se kjo është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët së bashku me Kanadanë dhe Britaninë dhe do të formojë “një përpjekje ndërkombëtare për një zgjidhje me dy shtete”.

DEKLARATA:

1111111111
1111111111

Të njejtin vendim ka marrë edhe Britania e Madhe.

Keir Starmer ka njoftuar njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar.

“Sot, për të ringjallur shpresën e paqes për palestinezët dhe izraelitët, dhe një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës”, thotë ai.

Si Kanadaja ashtu edhe Australia kishin shprehur më parë qëllimet e tyre për të njohur zyrtarisht një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork këtë javë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb