Pas qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama kur u shpreh se drejtësia duhet të bëjë punën e vet dhe distancimit të djeshëm gjatë homazheve për Fatos Nanon, kryetari i PD, Sali Berisha shprehet se mazhoranca ka nisur atë që ai e quan “ekzekutimi digjital” i Belinda Ballukut. Kolegë dhe bashkëpunëtorë të afërt të zv/kryeministres kanë fshirë fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale, ndërsa në mjedisin politik po flitet për një distancim të dukshëm pas zhvillimeve të fundit.

Kreu i opozitës, Sali Berisha, e komentoi me ironi atë që po ndodh brenda socialistëve, duke thënë se “pas kërcënimeve, Rama bëri ekzekutimin digjital të Lubisë” dhe se, sipas tij, tashmë “nuk quhet më Lubi, por Rahmetlie Balluku”.

Sali Berisha: Por në të njëjtën ditë, personi që po të merrje qindra e mijëra fjalë të fjalorit tonë, nuk meritonte fjalë tjetër më shumë, se sa lubinë. E papërmbajtur, njeriu që pas Edi Ramës, ka vjedhur më shumë në shtetin shqiptar që nga themelimi i këtij shteti gjer sot, dhe kjo është Lubi Balluku. Lubi Balluku, u paraqit në Skap. Edhe kjo, si punë kolegësh, me atë gjuhën e Erion Veliajt doli, por u paraqit në SKAP për të dëgjuar akuzën. Akuza ishte: pabarazi në tendera. Të kuptohemi. Në pamje të parë, kjo duket një akuzë për t’u englendisur.

Po të kemi parasysh vjedhjet, mëkatet, vilat, etj., etj., të saj. Por, po të marrim parasysh anën tjetër se në formulimin e kësaj akuze, prokurori i çështjes u kërcënua në mënyrë kriminale nga aenturazhi i Lubisë, por edhe nga Vet Lubia, që del e i thotë prokurorit: mos më shih me rroba gruaje, se unë i heq këto dhe vishem si burrat.

Keni parë, Lubia me kobure? Po.

Kërcënohet direkt nga Edi Rama: cili je ti, thotë, që guzon t’i prekësh pasaportën zv.kryeministres së Republikës së Shqipërisë.

Një copë hajdute që nuk ka shoqe në hajdutëri në 113 vitet e fundit.

Të vërtetën e nxorri lakuriq, siç e dinim ne njeriu më i afërt i Eid Ramës, në disa aspekte dhe shefi i tij, në marrëdhënie speciale, Baton Haxhiu. Po, tha, 50 milionë avulluan, por ishte avullim gjeopolitik, duke u përpjekur të implikonin në këtë mënyrë presidentin e Turqisë. Nuk thotë populli kot: po ndenje me qen, pleshta do të kesh.

Po, se gjeo, dhe gjeopolitikën e ka vetëm kryeministri. Të tjerët janë kot, janë gurë shahu.

Tani, këtu t’u them dhe unë një gjë. Për hir të së vërtetës, jashtë përgjegjësisë nuk del asnjë, por gjeopolitikën e ka kryeministri, prap ju them.

Këtu, Batoni, me të cilin nuk mund të pajtohem kurrë në 1000 gjëra, por në këtë rast ai i ka rënë pikës. Kryeministri e ka gjeopolitikën, nuk e ka ministri.

Pra, Edi Rama përdori gjeopolitikën për të grabitur 50 milionë euro. Dhe keni parasysh, se ai është burimor, se ai gjithë ditën me Ramën dhe njerëzit e Ramës e kalon. Ndaj dhe, zhvillimet brenda tyre janë shkërrmoqëse dhe u bënë më dramatike, kur Rama mori vesh se Lubia në mesazhet e saj u thoshte vartësve të saj se, ato dhe ato janë për palloshin e gjatë. Çfarë gjuhe!

Do t’ua them shqiptarëve ta marrin vesh se, kjo është e vërteta absolute. Janë në sms dhe në emaile. Kur del në dokumente se, kompania ka paguar udhëtime dhe qëndrime të Edi Ramës, Ervis Berberit, Lubi Ballukut në një resort se çfarë ishte ai, në Athinë. Urdhëroni, të të gjithë qeverisë!

Pra, së fundmi Lubia nuk i tha vetëm Prençit që unë heq rrobat e gruas dhe vishem si burrë. Në fakt, këtë ia tha edhe Ramës, palloshit të gjatë në zyrë, në prani të dy dëshmitarëve. Nuk jam qurraveci i bashkisë, i tha.

Ndaj dhe, filloi në mënyrë të rrufeshme izolimi i saj digjital, u fshinë me shpejtësi të madhe miliona klikime, share, angazhime, poste, etj.

U bë një ekzekutim digjital i Lubisë, saqë në rrafshin digjital, ajo nuk quhet më Lubi, ajo quhet Rahmetlie Balluku. Po.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb