Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh inkurajimi qytetarëve shqiptarë në një situatë të vështirë të krijuar nga pandemia globale e koronavirusit.

Basha bën thirrje se është koha që të gjithë së bashku të bëjmë gjithçka mundemi për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo shqiptari dhe të respektojnë udhëzimet mbi distancimin social dhe higjienën.

“Pas kësaj të keqe na presin ditë më të mira”, shkruan Basha në mesazhin e tij të shpërndarë në “Facebook”.

“Të dashur bashkëqytetarë,
Është koha që të gjithë së bashku të bëjmë gjithçka mundemi për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo shqiptari!
Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën, me qëllim ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe të efekteve të tij shkatërruese mbi shëndetin tonë e të të dashurve tanë.
Të dashur bashkëqytetarë, pas kësaj të keqe na presin ditë më të mira. Me forcën që na ka karakterizuar gjatë gjithë historisë tonë, me besimin në Zot dhe me mbështetjen tek njëri-tjetri, do ta kalojmë këtë të keqe të gjithë së bashku”, deklaron Basha.

Basha Fb
Basha Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb