AUSTRIA

Austria do të hyjë në Lock-Down për herë të tretë pas Krishtlindjeve. Vetëm 11 ditë pasi doli nga Lock-Down ll duket se qeveria austriake ka ndryshuar strategjinë sërish.

Gjithsesi autoritetet do të lejojnë edhe festën e Krishtlindjeve, dhe më pas më 26 dhjetor vendi hyn në Lock-Down deri më 24 janar.

Ndërkohë testimet masive do të zhvillohen mes 15 dhe 17 janarit, ku parashikohet të testohet e gjithë popullsia prej 8.8 milionë banorësh e Austrisë.

Gjatë dhe pas testimit masiv,  ata që do rezultojnë negativ do kenë më shumë liri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb