Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të mirë që ndau me të gjithë shqiptarët ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, se dy pacientë me COVID-19 do të lenë spitalin, pasi në testin final rezultuan negativ.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit thekson se ky është lajmi i mirë i mbrëmjes që kishin nevojë të dëgjonin të gjithë. Teksa ka shpërndarë mesazhin e Manastirliut, Meta ka falënderuar ekipin e mjekeve të Infektivit.

MESAZHI I METËS
Një lajm shumë shumë i mirë këtë mbrëmje, për të cilin kishim nevojë të gjithë! ?❤
Faleminderit dhe një BRAVO të madhe të gjithë mjekëve të shkëlqyer! ?
Forca të gjithëve! ?
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ??
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: