Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot edhe komunat e fundit nga ato katër veriore i është bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës. Pas Leposaviçit e Zubin Potokut dje, AKK-së sot i është bashkuar edhe Zveçani.

“Me iniciativën e asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ashtu si Zubin Potoku dje, edhe Kuvendi Komunal i Zveçanit sot votoi pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës”.

Pas njoftimit të Vetëvendosjes dje që Leposaviçi dhe Zubin Potoku u anëtarësuan në Asociacionin e Komunave të Kosovës, Lista Serbe e kundërshtoi këtë vendim, duke thënë se “ai nuk është në përputhje me kërkesat e serbëve lokalë”, dhe se si i tillë “do të vazhdojë ta përshkallëzojë situatën në veri të Kosovës”.

Në fund të muajit të kaluar, Asociacionit iu bashkua edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut./Express/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: