Pas lirimit nga qelia, dy rusët Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedir Alpatov kanë marrë edhe automjetin e tyre të sekuestruar nga policia në momentin e arrestimit 9 muaj më parë.

Ata janë parë duke qarkulluar në pranë Zaranikës me automjetin e tyre.

Togat e zeza vendosën që Zorin të lihet në arrest shtëpie, ndërsa të pandehurit Svetlana Timofevaa dhe Fedir Alpatov, do të jenë të lirë, por prokuroria ka urdhëruar bllokimin e pasaportave të tyre.

Shkak për lirimin me kërkesë të akuzës, është bërë mbarimi i afateve të paraburgimit, ndërkohë që prokurorisë nuk i ka mbërritur ende ekspertiza që lidhet me pajisjet fotografuese dhe ato të vëzhgimit me të cilat u ndaluan pranë uzinës së Gramshit në gusht 2022./Aldo Kozarja- Panorama/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb