Ish-zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Danja Sorensen, do të nisë një angazhim të ri.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo ka bërë të ditur se do të rikthehet në Bangladesh, pas 13 vitesh.
Në postimin e saj, shumë prej ndjekësve e kanë uruar për “fillimin e ri” duke lënë të kuptohet se ajo ka gjetur një punë të re në Bangladesh.

  • foto galeri

“Kthehem në Dhaka pas 13 vitesh”, ka shkruar Sorensen në postimin e saj.

Kujtojmë se më 24 dhjetor të 2021, Sorensen është liruar nga detyra e zv.ministres së Financave dhe Ekonomisë dhe në vendin e saj është emëruar Olta Manjani.
Ajo është emëruar në krye të këtij posti në vitin 2017, dhe qëndroi për 4 vite. Sipas jetëshkrimit, Sorensen mban gradën Master në Ekonomiks nga Universiteti i Guelph, në Ontario, Kanada. Ka përfunduar studimet e larta në Ekonomiks, pranë Western Washington University, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb