TIRANE

Fotot e martesës së tyre në ishujt Maldive vetëm pak ditë më parë, vijojnë të bëjnë xhiron e medias shqiptare. Ishte vërtet një surprizë e papritur, por e këndshme për të gjithë, për fansat, miqtë e ngushtë e familjarët e tyre.

2 ditë më parë Miriam Cani dhe Alban Skënderaj treguan se në 7 maj kishin kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre 12-vjeçare. Gjithçka e bënë në fshehtësi të plotë në një ceremoni private në ishujt Maldive, vend ku Albani i propozi Miriamit në 2013-tën.

Në fakt duket se surprizat nga ana e çiftit të njohur nuk kanë përfunduar ende, sepse ata kanë përgatitur diçka më të madhe për fansat e tyre. Miriami ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi shumë romantike, në të cilën shihet hija e saj dhe e Albanit në një perëndim dielli. Këngëtarja e shoqëroi foton me mbishkrimin: “30.05.2019” dhe me një ‘emoji’ dhurate.

Ndërsa ditën e sotme këngëtarja ka postuar një video e cila është një fragment kënga e re e Albanit dhe Mirimit e cila do të publikohet ditën e enjte në orën 16:00. “Jemi shume të lumtur dhe mezi presim të ndajmë me ju #Duamë ?. Të enjten, 30 maj, ora 16:00”- shkruan këngëtarja.


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb