TURQI-Pas mbylljes në mënyrë arbitrare nga qeveria të gazetës më të madhe opozitare në Turqi ‘Zaman’, stafi i kësaj gazete do të hapë një tjetër gazetë me emrin “Yarina Bakis” (përkth. ‘Me sytë nga e ardhmja’). Në gazetën e re do të punojë i gjithë stafi që punonte për gazetën ‘Zaman’.
Formati do të jetë i njëjtë dhe nga sot do të jetë në treg për çdo lexues turk. Kujtojmë se policia turke bastisi zyrat e ‘Zaman’ në Stamboll duke e vendosur në kontrollin e shtetit.
(d.d/BalkanWeb)
