TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një pyetje sot Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako. Ndërsa ka kaluar një ditë nga arritja e marrëveshjes Rama-Basha dhe tashmë të gjitha partitë kanë nisur përgatitjet për fushatë, edhe Berisha ka rritur tonet.
Me ironi ai e ka pyetur kryepolicin Çako se sa autobusë e mjete të tjera ka sjellë dje nga rrethet për mitingun e PS-së në Tiranë.
“Një pyetje për të “depolitizuarin” Çako! Sa autobusë, mikrobusë, automjete të tjera sollën dje nga rrethet pjesëmarrësit në mitingun e Ramës. Apo i ke sekret ato të PS??”, shkruan Berisha.
Ndërkohë sipas burimeve për “BalkanWeb” lideri i opozitës Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama gjatë diskutimit të marrëveshjes edhe shkarkimin e Çakos, por ai nuk pranoi.
(m.k/BalkanWeb)