Pas Shefes së Infektivit, Najada Çomo, i dyti në radhë që ka bërë vaksinën anti-covid, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama.

Rama deklaroi më herët se do ta bënte sot vaksinën anticovid, jashtë radhe në shenjë sensibilizuese për të gjithë skeptikët. Kjo është doza e parë e vaksinës, pasi Rama dhe të tjerët, do të duhet të bëjnë dhe dozën e dytë pas 21 ditësh.

Ndërkohë që fill pas Ramës, vaksinën e bëri infeksionisti Pëllumb Pipero dhe më pas mjeku Tritan Kalo.

Siç është bërë tashmë e ditur, të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit. Kreu i qeverisë Rama tha pak më parë, se janë 975 doza vaksinat e para që kanë mbërritur në vendin tonë, nga një vend i BE-së.

Vaksina në Shqipëri është falas dhe jo e detyrueshme, teksa momentalisht qendra e parë e vaksinimit është hapur në stadiumin “Air Albania’’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: