TIRANE

Oriola Marashi dhe Eros Grezda duket se i kanë dhënë fund çdo mundësie për t’u rikthyer bashkë. Dyshimet se dyshja janë ndarë lindën kur secili prej tyre fshiu fotot që kishin bashkë në rrjete sociale e më pas nuk e ndiqnin më nëjri-tjetrin.

Eros duket se ka nisur thumbat për modelen seksi në llogarinë e tij në Instagram. Futbollisti ndau një shprehje me ndjekësit e tij, në të cilën thuhej: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”.

Nuk dihet për çfarë e ka konkretisht sportisti, por duket se është i zhgënjyer nga një person, që mund të jetë ish-e fejuara e tij.

Oriola Marashi nga ana tjetër nuk ka bërë asnjë reagim dhe ka vazhduar të shijojë pushimet verore. Modelja ka ndarë shumë foto me bikini kohët e fundit, duke i mahnitur të gjithë me barkun e sheshtë e me muskuj, si dhe me këmbët e tonifikuara.

Eros dhe Oriola u fejuan në muajin qershor të vitit të kaluar dhe miqtë e tyre treguan se ata janë ndarë, duke prishur kështu edhe planet për martesë.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb