Ndonëse, “Big Brother VIP” ka 10 ditë që ka mbaruar, ish-banorët vazhdojnë të jenë në qendër të mediave rozë. Një ndër më të përfolurit është aktori, Donald Veshaj, i cili sapo ka lënë pas krahëve lidhjen me këngëtaren, Beatrix Ramosaj.

Ai ka zgjedhur të largohet drejt Gjermanisë, ku ka udhëtuar bashkë me vëllain e tij binjak, Romeon. Djemtë kanë shkuar për vizitë te miku i tyre, aktori i famshëm, Blerim Destani. Madje, kanë ndarë në rrjetet sociale disa foto.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në njërën prej tyre, Donald ka shkruar: “Më shumë ide sesa kohë”. Ndërkohë, një imazh përkrah vëllezërve ka publikuar edhe vetë Blerimi, i cili ka treguar mbështetjen e tij për Donaldin edhe gjatë kohës kur ai ishte në BB VIP.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb