Pak kohë pas ndarjes nga Kendall Jenner, Bad Bunny është sërish në qendër të vëmendjes së mediave.

Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një video, ku duket se Bad Bunny po shijon shoqërinë e një mashkulli tjetër në një lokal. Videoja e shpërndarë online tregon një burrë i cili duket si Bad Bunny duke kërcyer dhe duke ndarë përqafime dhe puthje me një person tjetër të të njëjtit seks në një bar në Nashville, Tennessee (Shtetet e Bashkuara).

Sapo u shpërndanë imazhet, përdoruesit ishin të ndarë në reagimet e tyre. Nga njëra anë, ka nga ata që argumentojnë se është thjesht dikush që duket shumë i ngjashëm me Bad Bunny-n. Fakti që personi mban kapelë dhe drita e dobët e ambientit e bëjnë të vështirë të kuptosh nëse është vërtet këngëtari apo jo.

Nga ana tjetër, të tjerë pohojnë se është Bad Bunny dhe, në fakt, disa shtojnë se kapela që ai mban është parë disa herë në disa nga daljet e tij të fundit publike.

Madje, disa përdorues kanë shpërndarë një video të TMZ, ku Bad Bunny shihet duke lënë një koncert në Bridgestone Arena në Tenesi. Në video, portorikani kishte veshur të njëjtat rroba që supozohej se kishte veshur më vonë atë mbrëmje në ambientin e homoseksualëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb