Qeveria në Nepal është tërhequr nga  ndalimi i  rrjeteve sociale pas protestave masive dhe përleshjeve të përgjakshme që nxorën në pah pakënaqësinë e thellë të të rinjve kundër qeverisë.

Të paktën 19 persona u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën në incidentet e djeshme që ndodhën jo vetëm në kryeqytetin e vendit, Katmandu , por edhe në qytete të tjera.

Mijëra të rinj sulmuan parlamentin e vendit të hënën, duke kërkuar që qeveria të heqë ndalimin e 26 platformave të mediave sociale , përfshirë Facebook-un dhe YouTube-in, dhe të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit .

Trazirat në Nepal lanë të paktën 19 të vdekur kur demonstruesit u përleshën me policinë në Katmandu mes zemërimit për mbylljen e mediave sociale dhe korrupsionin e dyshuar

Vendimi për heqjen e bllokadës u mor në një takim urgjent të kabinetit vonë të hënën në mbrëmje “për të përmbushur kërkesat e Gjeneratës Z”, tha Ministri i Komunikimit dhe Informacionit Prithvi Subha Guru.

Platformat e mediave sociale si Instagram kanë miliona përdorues në Nepal, të cilët i përdorin ato për informacion, argëtim dhe biznes, raporton BBC.

Justifikimi i qeverisë për bllokadën, e cila u zbatua javën e kaluar, ishte për të luftuar lajmet e rreme, gjuhën e urrejtjes dhe mashtrimet online. Megjithatë, të rinjtë që dolën në rrugë denoncuan autoritarizmin, duke mbajtur pankarta me slogane të tilla si “ja ku është” dhe “fund korrupsionit”.

Disa protestues hodhën gurë në rezidencën e Kryeministrit Khaja Prasad Sharma Oli në qytetin Damak. “Ndalimi i mediave sociale ishte vetëm justifikimi që ne të reagonim”, tha protestuesja Shabana Budatoki për BBC-në, duke shtuar: “Më shumë se ‘bllokada’, ne po përqendrohemi te korrupsioni. Ne duam që vendi ynë të kthehet. Ne dolëm për të ndaluar korrupsionin.”

Të paktën 17 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, ndërsa protestuesit protestojnë kundër ndalimit të qeverisë për mediat sociale në Nepal.

Kohët e fundit, në Nepal ka dalë në pah një lëvizje kundër ” fëmijëve nepo “, duke kritikuar stilin e jetës luksoze të fëmijëve të politikanëve, duke i akuzuar ata se financohen nga praktikat korruptive të prindërve të tyre.

Të hënën, policia në Katmandu përdori topa uji, shkopinj gome dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit. Kryeministri Oli shprehu “pikëllim të thellë” për dhunën dhe numrin e viktimave, duke ia atribuar trazirat “infiltrimit nga interesa të fshehta”. Ai gjithashtu njoftoi formimin e një komisioni për të hetuar ngjarjet, ndërsa premtoi ndihmë financiare për viktimat dhe trajtim mjekësor falas për të plagosurit.

Po atë mbrëmje, Ministri i Brendshëm Ramesh Lehak dha dorëheqjen, pas kritikave të forta për përdorimin e tepërt të forcës nga autoritetet.

Ndalimi i 26 platformave të mediave sociale u vendos pasi platformat nuk arritën të përmbushnin një afat për t’u regjistruar në Ministrinë e Komunikimit dhe Teknologjisë të Nepalit. Qeveria pretendon se nuk po i ndalon mediat sociale, por po përpiqet t’i sjellë ato në përputhje me ligjet e vendit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb