Evropa është përfshirë nga përmbytje masive, si pasojë e reshjeve të dendura.

Italia ka qenë vendi më i prekur, ku deri më tani kanë humbur jetën 14 persona dhe mijëra të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Reshjet e dendura të shiut kanë ‘pushtuar’ Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinë, duke shkaktuar përmbytje në disa qytete. Në qytetet; Karlovac, Petrinja, Hrvatska Kostajnica, Gracac dhe Obrovac kanë luftuar me përmbytjet ditët e fundit, por deri më tani nuk është raportuar për viktima apo të plagosur.

Situata ishte gjithashtu e vështirë në Bosnjën veriperëndimore, pasi lumenjtë Una dhe Glina, shkaktuan përmbytje në qytetet Bihac, Velika Kladusa dhe Bosanska Krupa.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb