Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali është shfaqur sot në Kuvend me një “look” tejet të kuruar.
E veshur me një xhaketë të bardhë dhe një fund kaf, Spiropali ecën e vetme drejt sallës së seancave plenare, ndërsa në duar mban një çantë dokumentesh.
Kujtojmë se ditët e fundit Spiropali është përfshirë në debate me kryeministrin Edi Rama, ndërsa ka pasur përplasje me këtë të fundit. Debate këto që i ka reflektuar dhe hapur përmes reagimeve publike.
