Zhvillimet në kryeqytet kanë marrë një tjetër rrjedhë me lëvizjen e protestuesve në akset kryesore.

Pas tensioneve të njëpasnjëshme dhe momenteve të dialogut me kordonin e policisë, turma masive e protestuesve është larguar nga Rruga e Durrësit.

Sipas thirrjeve të njëzëshme të qytetarëve në shesh dhe raportimeve më të fundit nga terreni, protestuesit kanë nisur një marshim përgjatë rrugëve të Tiranës, duke u drejtuar tashmë drejt godinës së Kryeministrisë.

Lëvizja e turmës po vijon mes thirrjeve dhe mobilizimit të qytetarëve, ndërkohë që forcat e rendit po ndjekin situatën përgjatë itinerarit të marshimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb