Pasi propozoi hartimin e një rezolute që të dënonte sulmet e grupe kriminale në dëm të Kosovës, deputeti i PD-së, Asllan Dogjani ka vijuar me gatishmërinë e tij.

Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se do të ishte i gatshëm që të luftonte për Shqipërinë dhe Kosovën dhe se do të merrte armën.

“Po të jetë nevoja për të marrë armët për të luftuar për Shqipërinë dhe Kosovën, po unë jam i pari që marr armët. Ne kuksianët i marrim armët. Pasi disa të rinj janë vrarë për mbrojtjen e Kosovës. Kemi pritur mbi 500 mijë refugjatë në Kukës. Unë i marr armët për të mbrojtur Kosovën. Nuk kam ardhur deputet me votat tuaja, por me të demokratëve.

Sot nuk është koha për luftë, por për të diskutuar në Kuvend për këto projektligje. Duhet të mbanim një qëndrim ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ne jemi me aleatët tanë të rëndësishëm, me SHBA apo BE. Nuk po analizojmë sjelljet e Kurtit, por të shohim se çfarë platforme ka bërë Rama. Ai është kryeministër i Shqipërisë dhe jo të sillet poshtë e përpjetë. Të dalim në një rezolutë kundër grupeve që ushtrojnë dhunë ndaj Kosovës.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: