Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas mbylljes së seancës, duke theksuar se mazhoranca vazhdoi kolapsin dhe asgjësimin e pluralizmit.

Përsëri kanë tmerr nga të drejtat kushtetuese të opozitës. Përsëri mbrojnë pasuritë e vjedhura. Përsëri mbrojnë Edi Ramën. Vazhdon kolapsi i plotë dhe asgjësimi i pluralizmit në Parlament. Ne e konsiderojmë mbështetjen tuaj vendimtare për largimin e narko-diktaturës nga Shqipëria. Kam besim të plotë se kjo betejë do të fitohet dhe se Edi Rama vendosi të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Beteja jonë e ka bërë atë njeriun e pa shpresë”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb