INDI – Banorët e përmbytjeve në Indi që kthehen në shtëpi janë paralajmëruar të përgatiten për një kërcënim të ri: gjarpërinjtë e akrepat.
Disa skuadra të gjarpërinjve janë vëndosur në zonat e prekura në Kerala, mes frikës se zvarranikët janë fshehur në dollapë, nën qilima ose brenda lavatriçeve në shtëpitë e përmbytura.
Spitalet në zonat e përmbytura janë furnizuar me anti-helm.
Përmbytjet shkatërruese kanë vrarë rreth 400 njerëz në Kerala që nga qershori.
Më shumë se një milion të tjerë u zhvendosën dhe shumë prej tyre kanë marrë strehim në mijëra kampe të ndihmave në të gjithë shtetin jugor.
Përveç gjarpërinjve, gjithashtu akrepat e insektet e tjera thuhet se janë futur brenda në shtëpitë e banorëve.
BalkanWeb
