Në kuadër të tetorit gjerman, në vilën Art Explora është çelur ekspozita multimediale, “Pas shkatërrimit”. Artistët sjellin në vëmendje njerëzit që punojnë me katastrofat dhe pasojat e tyre.
Fermerë zjarrfikës, pensionistë, kapitenë, dhe kujdestarë pyjesh bashkohen në një ekspozitë multimediale të çelur në kuadër të tetorit gjerman në vilën Art Explora. Nën titullin “Pas shkatërrimit” imazhet dhe videot ndërgjegjësojnë shoqërinë.
Artisti Ilir Cuko ka punuar me Anja Troelenberg, pyesin çfarë ndodh pasi një katastrofë ka kaluar? Dhe çfarë mund të mësojmë prej saj për atë që mund të vijë më pas? Ata kanë vëzhguar Shqipërinë e Greqinë ne raste zjarresh e përmbytjesh.
Ekspozita si bashkëpunim me institutin Gëte, është një reflektim mbi kujtesën, qëndrueshmërinë dhe mënyrën se si shoqëritë përgatiten për të ardhmen.
