Gruaja e Granit Xhakës, Leonita Lekaj, ka reaguar në rrjete sociale pas pritjes jo të mirë që kapiteni i Zvicrës mori gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës në Prishtinë.
Kosova arriti të mbyllë ciklin e kualifikueseve me barazim 1–1, rezultat që i siguroi vendin e dytë në grup dhe, për herë të parë në histori, pjesëmarrjen në “play-off”.
Megjithatë, Granit Xhaka, me origjinë nga Kosova, u përball me reagime të përziera nga tribunat, çka shkaktoi diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Në mbështetje të tij reagoi edhe bashkëshortja, Leonita Lekaj, e cila publikoi një mesazh të shkurtër, por domethënës:
“Përgjithmonë model frymëzimi për kombin tonë. Përgjithmonë krenare me ty.”
