Ushtria izraelite njoftoi sot se po rikthehej në zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës pas një serie sulmesh në enklavën palestineze të martën, të cilat tha se u kryen në përgjigje të shkeljeve të Hamasit.

Kujtojmë se shërbimi i Mbrojtjes Civile në Gaza njoftoi se të paktën 50 persona, përfshirë 22 fëmijë, u vranë duek zbardhur e mwrkura, në sulmet izraelite në enklavën palestineze.
“Të paktën 50 persona u vranë, përfshirë 22 fëmijë dhe shumë gra, në sulmet izraelite të nisura që nga mbrëmja e djeshme (e martë) kundër Rripit të Gazës”, tha sot për AFP zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal.

Përveç kësaj, 200 persona të tjerë u plagosën, shtoi Bassal, duke folur për një “shkelje të qartë dhe flagrante të marrëveshjes së armëpushimit” midis Hamasit dhe Izraelit. Në të njëjtën kohë, ai denoncoi situatën “katastrofike dhe të tmerrshme” në Rripin e Gazës. Nga ana e saj, ushtria izraelite njoftoi sot se një ushtar u vra dje në Gaza. 37-vjeçari Yona Ephraim Feldbaum “ra në betejë në pjesën jugore të Rripit të Gazës” të martën, tha ushtria, e cila kreu sulme ajrore kundër enklavës palestineze pasi akuzoi Hamasin për shkelje të armëpushimit në fuqi që nga 10 tetori.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb