TIRANË – Kryesocialisti Edi Rama mbledh sot të deleguarit politikë të Tiranës dhe deputetët e qarkut. Takimi vjen një ditë pas mbledhjes në një prej vilave qeveritare në kryeqytet me drejtuesit politikë dhe ministrat, ku në fokus ishte zbatimi në terren i dokumentit “Besa”.

Dje pasdite Edi Rama mblodhi ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë në qarqe. Vendi i takimit ishte caktuar fillimisht në godinën e Partisë Socialiste, por pasi u paralajmërua një protestë, kreu i qeverisë vendosi të ndryshonte destinacionin, duke zhvilluar takimin pranë rezidencës qeveritare pranë fshatit SOS.

Në takim Rama ka kërkuar ndertimin e nje skeme te personalizuar, për të gjithë: drejtues politike, ministra, zv/ministra, deputete, qe do jete e dedikuar për territorin dhe qytetaret. Rama tha se vijon puna duke nisur nga kalendarizimi i pranisë besnike në çdo territor si dhe mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri – deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore, si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania. Mbledhjet zhvillohen në kushtet kur prej tre muajsh mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: