Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka lajmëruar se do të shtyjë vendosjen e tarifave prej 50% që hyjnë në SHBA nga Bashkimi Europian. Shtyrja është deri në korrik të vitit 2025.

Vendimi vjen pas deklaratës së presidentes së KE, Ursula Von der Leyen, e cila tha se kishte biseduar me Trump për një afat deri në korrik për të arritur një marrëveshje të mrië tregtare dypalëshe.

Të premten e kaluar Trump tha se do të vendoste tarifa prej 50% duke filluar nga 1 qershori, pas deklaratave të liderëve europianë se do të kundërpërgjigjeshin me tarifa.

Presidenti amerikan, në komentet në platformën e tij “Truth Social”, kishte ringjallur frikën e të premtes së kaluar për një luftë tregtare midis dy fuqive, kur tha se bisedimet “nuk po çojnë askund” dhe se blloku ishte “shumë i vështirë për t’u përballuar”.

Z. Trump u tha mediave në Morristoën, Neë Jersey, të dielën se znj. Von der Leyen “sapo më telefonoi… dhe kërkoi një zgjatje të afatit të 1 qershorit. Dhe tha se dëshiron të fillojë negociata serioze”.

Menjëherë pas kësaj, ai shkroi në Truth Social: “Unë pranova zgjatjen – 9 korrik 2025 – Ishte privilegji im ta bëja këtë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb