Është mbyllur sot më 17 nëntor protesta e 171-të kundër qeverisë.
Protesta u mbyll në Sheshin Skënderbej, ku dhe u këndua edhe himni kombëtar. Qytetarët, përpara se të shpërndahen bënë thirrjen e tyre “Nesër më shumë”.
Dita e sotme ka qenë tepër e tensionuar, teksa qytetarët janë përleshur me policinë.
Efektivët kanë shoqëruar në komisariat një sërë protestuesish, mes tyre gra dhe të moshuar. Shoqërimet, siç raportojnë gazetarët në terren, kanë qenë të dhunshme.
Qytetarët kanë protestuar edhe në trotuar, pasi nuk janë lënë që të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kjo, me justifikimin se nuk lejohet protesta në sheshe, sipas aktit normativ të qeverisë.
Protestuesit kanë deklaruar se akti normative i qeverisë është totalisht abuziv dhe i paligjshëm, pasi e drejta për të protestuar është e sanksionuar në Kushtetutë. Qytetarët kanë deklaruar se kanë marrë leje tek policia dhe se leja e tyre është aprovuar.
Kujtojmë se qytetarët, por edhe diaspora kanë paralajmëruar një protestë të madhe kombëtare, e cila do të mbahet më 28 qershor. Qytetarët kanë deklaruar se nuk largohen nga sheshet, pa dhënë dorëheqjen kryeministri i vendit, Edi Rama.
