Pak ditë pas fyerjeve që u bëri gazetarëve në lidhje me çështjen ‘Tahiri’ kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Arian Canit për të qenë sonte i ftuar në emisionin e tij ‘Zonë e Lirë’.

Ashtu si e nisi emisionin kohë më parë kur ishin zgjedhjet e 25 qershorit, kur moderatori Arjan Çani i dhuroi një timon shoferi, pas deklaratave të shumta të kryeministrit Edi Rama për ta marrë timonin i vetëm, edhe kësaj here ka bërë të njëjtën gjë.

Në emisionin e sotëm të “Zonë e Lirë”, Çani i ka dhuruar një airbag. “Këtë ta mbash kur të përplasesh se të shpëton jetën,” i tha ai kreut të qeverisë.

Çani: E ke timonin që të dhurova?

Rama: Po e mora timonin

Çani: E ke për vete të gjithin?

Rama: Timonin tënd?

Çani: Po. Tani unë të kam sjellë këtë gje, e shef këtë?

Rama: Nuk më duket si timon? Është buri?

Çani: Është airbag që po të përplasesh të shpëton jetën

Cani

• Atletet e Ramës

Kryeministri Edi Rama ka rënë sërish në sy me lukun e tij dhe atletet që kishte veshur.

Çani: I ke All-Stars apo Superstars

Rama: S’ka rëndësi, mjafton të ketë yllin aty.

rthjhjj

 (e.f/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: