Autoritetet italiane kanë nisur një operacion për shpëtimin e 1300 emigrantëve të cilët tentuan të hynin në Itali me anë të varkave të vogla.

Marina dhe roja bregdetare e vendit kanë deklaruar se janë në garë me kohën për të ndihmuar tre anije pranë rajonit jugor të Kalabrisë, ndërkohë që bëhet me dije se mjetet e lundrimit ishin të mbi ngarkuara dhe jeta e emigrantëve ishte në rrezik.

Një operacion i tillë kaq i madh shpëtimi po ndodh pothuajse dy javë ku të paktën 73 emigrantë vdiqën në një anije që u mbyt në të njëjtën zonë, mes tyre edhe të mitur.

Pas fatkeqësisë së muajit të kaluar, qeveria e ekstremit të djathtë të Italisë u akuzua se nuk bëri sa duhet për të parandaluar humbjen e jetëve.

Kryeministrja Giorgia Meloni ka propozuar dënime të rënda për personat të cilët kryejnë trafikun e qenieve njerëzore ku gjatë procesit ka pasur të lënduar apo viktima, dënim që shkon deri 30 vite burg.

Italia ka parë një rritje të fluksit të emigrantëve që vijnë nga deti gjatë këtij viti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: