Nga Catherine Triomphe

Fitoi Brexit dhe Donald Trump!
2016-a do të mbetet viti i tërmetit politik në dy anët e Atlantikut duke i bërë më të paparashikueshme se kurrë rrugën e Shtëpisë së Bardhë dhe zgjedhjet e ardhshme në Evropë.

23 qershor dhe 8 nëntor 2016.
“Në intervalin kohor prej katër muaj e gjysmë, miliona britanikë dhe amerikanë kthyen në vota një refuzim të establishmentit dhe një ndjenjë të ngjashme me akthin përballë globalizimit, imigracionit apo terrorizmit”, thekson Richard Wike i Pew Research Center.

“Globalizimi dhe imigracioni janë akuzuar për pasiguri të punësimit dhe bllokim të indeksit demografik dhe kulturor. Dhe shumë njerëz, edhe në SHBA, vendi i asimilimit, bëjnë ndarjen mes imigracionit dhe sigurisë”, nënvizon ai.

Në Evropë, nga Holanda në Poloni, nga Suedia në Itali, në krahasim me vitet ’30 rikthehen si një refren.

Dhe horizonti politik është tashmë i parë me shumë kujdes në harkun pothuajse ekskluziv të uljeve dhe ngritjeve të lëvizjeve që premtojnë të përfundojnë me elitat urbane dhe të Brukselit dhe për t’i kthyer vendet e tyre në klasa të mesme.

Ardhja më 20 janar e Donald Trumpit në krye të demokracisë më të fuqishme të botës, a njofton një marrje të pushtetit nga populistët në Evropë?

Ashtu si gjatë fushatave për Brexit apo për presidencialet amerikane, temat më të rëndësishme për populistët ashtu si në mbarë botën, imigracioni apo integrimi i myslimanëve kanë dominuar debatet parazgjedhore.

Debate të ushqyera nga mbërritja në Kontinentin e Vjetër që prej 2015 më shumë se 1,3 milionë personave, shumë myslimanë dhe një seri atentatesh islamike veçanërisht të përgjakshme.

Pas dështimit më 4 dhjetor të kandidatit populist, Norbert Hofer në zgjedhjet presidenciale austriake, partitë tradicionale dhe eurofile janë qetësuar për mungesën e efektit Trump.

Por, të njëjtët shqetësohen tashmë për Italinë, ekonomia e tretë e zonës euro, pas dorëheqjes së kryeministrit, Matteo Renzi. Kjo mund të çojë në zgjedhje të parakohshme dhe rritje të populistëve të Lëvizjes 5 Yjet dhe Ligës së Veriut.

Holanda do të organizojë gjithashtu zgjedhje legjislative në muajin mars.

Partia ekstremiste anti-myslimane e Geert Wilders mund të kryesojë për herë të parë, edhe nëse peizazhi politik holandez, shumë i ndarë, mund të pengojë formimin e një koalicioni qeveritar.

Ndjekur në muajin maj nga presidencialet franceze. Fronti Kombëtar dhe kandidatja Marine Le Pen pritet të përballet në turin e dytë me konservatorin, François Fillon, edhe nëse vendimi i presidentit në ikje, François Hollande për të mos u përfaqësuar hap lojën.

Në vjeshtë, Angela Merkel do të përfaqësohet para zgjedhësve. Pasi për një kohë të gjatë i rezistoi më mirë se fqinjët valës populiste, kancelarja gjermane, që në 2015 hapi portën për refugjatët, po përballet sot me rritjen e partisë anti-imigracion dhe anti-islam AfD – kredituar me rreth 13 për qind të mendimeve të favorshme dhe kritikat e ashpra brenda familjes politike.

Sondazhet japin sot Merkelin fituese dhe Le Pen humbëse. Por, gjithçka mund të ndryshojë pasi të pyeturit janë diskretituar, që shumë prej tyre të bëjnë të besosh në dështimin e Brexit dhe zgjedhjen e Hillary Clintonit.

Yascha Mounk, studiues në shkollën qeveritare të Harvard thekson pasiguritë e mëdha për 2017.

“Një gjë është e sigurt, zgjedhja e Trumpit provon që nuk ka limite natyrore në rritjen e lëvizjeve populiste. Nëse njerëzit mendojnë se është e pamundur që Marine Le Pen fiton, bëjnë gabimin që kanë bërë shumë prej miqve të mi që kanë menduar se Trumpi nuk mund të fitonte”, thekson ai.

A do të jetë Trump, Berlusconi amerikan? Një pragmatist i aftë për zgjidhje origjinale për t’i dhënë një impuls të ri SHBA-së? Apo një narcizist i paparashikueshëm në drejtimin e fuqisë së parë bërthamore botërore?

Për Mounk, shqetësimi përqendrohet në vetë bazat e sistemit demokratik amerikan.

“Trump mund të kërcënojë me ndarje të pushteteve”, theksoi ai duke e bërë SHBA-në, “një demokraci vicioze” (deficente) si Ukraina apo disa vende të Amerikës Latine.

“Menjëherë fitorja e Trump u dha një besim të sigurt populistëve evropianë dhe lehtësoi gjuhën e tyre”, thekson Giovanni Grevi, analist në “European Policy Centre” në Bruksel.

“Por, progresi i tyre”, shprehet ai, “do të varet shumë nga mënyra se si manjatin e pasurive të patundshme dhe të tele-realiteteve e sollën në Shtëpinë e Bardhë do të kthejnë në veprime premtimet e kandidatit. Ndalimi i desindustrializimit duke riatdhesuar miliona punonjës të nisur në Kinë apo Meksikë, prioritete të ndara nga populistët evropianë”.

Disa zyrtarë populistë evropianë janë shfaqur tashmë si aleatë, ashti si Marine Le Pen, e cila ishte e para që e përshëndeti Trumpin, apo lideri eurofob, Nigel Farage, i pari i huaj që i bëri vizitë.

Me rrezikun për t’u sanksionuar nëse Trumpi dështon.
“Përtej kontekstit politik për çdo vend, Evropa, tashmë e tronditur nga krizat e euros dhe refugjatëve, mbetet vulnerabël”, nënvizon Grevi.

“Një krizë e re dhe mënyra se si vendet evropiane do të punojnë së bashku për t’u bërë ballë problemeve mund të bëjë diferencën përsa i përket të ardhmes së forcave populiste evropiane”, thekson ai. /AFP/

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: