Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua sot popullit me një fjalim të ashpër dhe emocional, duke paralajmëruar se vendi ndodhet në një nga momentet më të vështira të historisë së tij. Sipas tij, java e ardhshme do të jetë vendimtare dhe jashtëzakonisht e rëndë.

Në qendër të krizës është propozimi amerikan për paqe me 28 pika, që kërkon nga Kievi të heqë dorë nga territore të tjera, të zvogëlojë ndjeshëm ushtrinë dhe të braktisë përgjithmonë ëndrrën e anëtarësimit në NATO, kushte të cilat Zelensky i cilësoi si zgjedhje mes “ruajtjes së një partneri të madh” dhe “humbjes së dinjitetit të Ukrainës”.

“Na vihet para alternativës: ose 28 pika tepër të rënda, ose një dimër ekstremisht i ashpër dhe rreziqe të mëdha, jetë pa liri, pa dinjitet dhe pa drejtësi”, tha presidenti ukrainas.

Megjithatë presionin, Zelensky premtoi bashkëpunim të shpejtë dhe konstruktiv me SHBA-së por theksoi qartë. “Nuk do ta tradhtoj Ukrainën”.

Ai njoftoi se do të paraqesë argumente dhe alternativa ndaj planit aktual, që shumë e shohin si tepër të favorshëm për Moskën.

Në fund të fjalimit, Zelensky i bëri thirrje të fortë popullit, qytetarëve dhe politikanëve për unitet të plotë: “Të ndalojmë grindjet dhe lojërat politike. Parlamenti dhe qeveria e një vendi në luftë duhet të punojnë si një trup i vetëm”.

Me ton vendosmërie dhe shprese, presidenti përfundoi duke thënë se Evropa është me Ukrainën.
“Nuk e tradhtuam Ukrainën në shkurt të 2022-ës dhe nuk do ta tradhtojmë as sot. Nuk jam vetëm. Ne jemi të bashkuar. Evropa ishte me ne dhe do të jetë përsëri me ne.”, shtoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb