Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar reagime me një deklaratë të fortë në rrjetin social Truth Social, ku ka përshkruar kundërshtarin e ardhshëm të vendit.

Në postimin e tij, Trump u shpreh se me “vdekjen” e Iranit si kërcënim, “armiku më i madh i Amerikës është Partia Demokratike e Majtë Radikale, jashtëzakonisht e paaftë”.

Ndërkohë, zhvillimet vijnë në një moment kur tensionet ndërkombëtare mbeten të larta. Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedime me Trump lidhur me situatën në Iran, Izrael dhe Ukrainë. “Në pasditen e sotme diskutova me Presidentin Trump mbi situatën në Iran, Izrael dhe Ukrainë. Ramë dakord të qëndrojmë në kontakt të ngushtë dhe shkëmbimi i pikëpamjeve do të vazhdojë së shpejti”, shkroi Merz në rrjetet sociale.

Dy liderët ishin takuar më herët këtë muaj në Shtëpia e Bardhë, disa ditë pas sulmeve fillestare të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Megjithatë, Merz ka theksuar se konflikti nuk i shërben askujt dhe se përshkallëzimi i situatës është në dëm të të gjithëve, duke shtuar se Gjermania nuk ishte informuar paraprakisht për sulmet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: