Pas tetë vitesh te Leipzig, Kevin Kampl, një mesfushor i lindur në vitin 1990, ka vendosur të largohet nga futbolli i luajtur. Lojtari slloven ka bërë 283 paraqitje, duke shënuar 10 gola.
Një futbollist qw fitoi zemrat e tifozëve, pasi pati mundësinë të nënshkruante me klube më prestigjioze, por i qëndroi besnik skuadrws.
Atëherë, pse vendosi të largohej në mes të sezonit? Arsyeja është shumë personale dhe nuk lidhet me fushën.
Kampl ka zgjedhur të kthehet në Slloveni për t’u kujdesur për babanë e tij të sëmurë. Pasi humbi papritur vëllain e tij Seki në tetor, mesfushori vendosi të mbështeste familjen e tij, duke e lënë futbollin në plan të dytë.
Zia dhe sëmundja: ‘Koha është e çmuar’. Gjithçka ndryshoi tetorin e kaluar me ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të vëllait të tij Seki. Ishte kjo një goditje e rëndë që u bë akoma më e rëndë në javët në vazhdim për shkak të sëmundjes së babait të tij. I gjendur mes këtyre dhimbjeve të forta, Kampl nuk pati dyshime. ‘Humbja e papritur e vëllait tim më bëri të kuptoj sa e çmuar është koha dhe sa e rëndësishme është ta kalosh me personat më të dashur-shkruante Kampl në një mesazh për tifozët-pas gjithë këtyre vitëve kuptova se ka ardhur momenti të kthehem në shtëpi, edhe sepse babai im nuk është mirë me shëndet. Është koha që nuk do të kthehet më’
Lamtumira e një lideri. Lepzig e kuptoi anën njerëzore të kërkesës së futbollistit duke pranuar zgjidhjen e parakohshme të kontratës që do të vijë në fund të muajit. Kampl largohet pas një dekade si protagonist; i ardhur në 2017, Kampl ka zhvilluar 283 ndeshje me 13 gola të shënuar dhe 23 asiste me Leipzig duke fituar 2 Kupa të Gjermanisë dhe një Superkupë gjermane e për më tëpër ka arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve
Marcel Schäfer, Shefi ekzekutiv i klubit e përshëndeti duke e nderuar: ‘Vendimi i tij për t’u përqendruar te familja meriton respektin maksimal dhe vë në dukje karakterin e shkëlqyer të tij-tha ai
Përshëndetjen e fundit me publikun Kampl do ta bëjë në 17 janar në ndeshjen e madhe me Bayernin e Mynihut. Për ardhmen, Kampl e lë gjysmë të hapur portën,por pranon: ‘A do të kthehem në fushë një ditë? Për momentin duket jo realiste në mënyrë absolute-është shprehur ai.
