BRUKSEL- Pas u zgjodh kryeprokurorja e re e përkohshme, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Brukselit, për një takim joformal në Bruksel, bashkë me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijançiç në një mesazh në Twitter tregoi se Frederica Mogherini kishte pritur në një takim të shkurtër bilateral kryeministrin Rama.

“Frederica Mogherini priti në një darkë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Tani një takim i shkurtër bilateral me kryeministrin Edi Rama”, shkruan Kocijançiç.
(ed.me/BalkanWeb)
