Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.

Berisha shprehet se Pashkët frymëzojnë te besimtarët e Zotit shpresë, besim, paqe dhe përjetësi.

Mesazhi i plotë në Facebook;

Gëzuar Pashkët!

Krishti u ngjall!

Vërtet u ngjall!

Të dashur miq, besimtarët ortodoksë shqiptarë festojnë sonte Pashkët, Ngjalljen e Krishtit Mbret, Hyjit të përjetshëm dhe burrit që me mësimet e tij formësoi moralin e qytetërimit perëndimor. Pashkët frymëzojnë te besimtarët e Zotit shpresë, besim, paqe dhe përjetësi.

Duke ju uruar nga zemra të gjithë besimtarëve ortodoksë Pashkët, Ngjalljen e Krishtit, le të lutemi bashkërisht që Pashkët e tjera t’i festojmë më mirë.

Gëzuar!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb