Teksa nesër besimtarët ortodoksë festojnë Pashkën, në pikën kufitare të Kapshticës ka fluks emigrantësh që kthehen në vendin tonë.

Kështu, përgjatë 24 orëve në Kapshticë kanë hyrë 5612 shtetas, kryesisht shqiptarë.

Nga numri i lartë i qytetarëve që kthehen në Shqipëri autoritetet shqiptare po punojnë me 5 deri në 6 sportele për të përballuar fluksin dhe në varësi të situatës alternohen.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: