Ndërsa kamionët e ushtrisë janë në oborrin e medias më të madhe informative në vend, News24, një përplasje ka ndodhur mes gazetarëve dhe atyre që kanë uzurpuar ambientet e televizionit.

Ardi Veliu është parë teksa iu fshihet gazetarëve. Ai qëndron në fund të kamionëve të ushtrisë, që kanë plaçkitur gjithçka që kanë gjetur në ambientet e TV-së.

Ndër të tjera, në TV janë grabitur edhe materiale personale të gazetarëve dhe dosje të rëndësishme të aferave korruptive.

Përpos kësaj, gazetarët janë përplasur edhe me shoferët e kamionëve. “Çfarë pune keni me kompjuterin tim”, i tha gazetari-një prej shoferëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

Kujtojmë se sot IKMT ka ndërhyrë në News24, ndërsa pasdite në ambientet e televizionit janë parë dhe kamionë ushtrie, që kanë kryer plaçkitje.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: