TIRANE

Aktori Julian Deda, pasi prej një jave ishte lider i shtëpisë së Big Brother VIP, ka fituar një avantazh në lojë, duke iu dhënë mundësia të çoj në televotim dy persona.

Juli kishte mundësinë për të zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të përfshirë dhe veten, ku publiku do të vendos137 se cili prej dyshes është i preferuari.

Rezultatin për këtë televotim do ta dijë vetëm Juli, një avantazh që i jepet atij prej rolit si lider.

Juli ka zgjedhur të çojë në televotim veten dhe Egla Cenon, për të kuptuar se cilin prej të dyve publiku preferon në këtë pikë të lojës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: