Kryeministri Edi Rama ka vijuar me serinë “Sy m’sy” ku bashkëbisedon me qytetarët.

Në nisje të komunikimit, Rama u ndal tek pretendimet e kreut të PD Sali Berisha, se programi “Shqipëria 2023” i prezantuar të shtunën nga kryeministri, ishte i vjedhur nga programi i PD.

“Kopjimi i programit është çështja më qesharake në botë, thua se bëhet djalë për ndonjë kod atomik apo kasaforte të ndonjë sekreti. Kodi i da Vincit. O Zot. Megjithëse iu qajnë hallin pensionistëve, nuk janë kontributin e tyre për Fondin e Sigurimeve Shoqërore, deri këtu është niveli i banaliteti dhe hipokrizisë dhe krijesave kënetore.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb