Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Paskuqan, ku një 29-vjeçar ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij.

Konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta dhe ka degjeneruar në dhunë fizike.

Falë reagimit të shpejtë të Policisë së Komisariatit Nr. 5, autori është arrestuar menjëherë. Të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë

Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllëzërit e tij, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5,  identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 29-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllëzërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: