Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ukrainë, ku një ushtari i është hequr një granatë e pashpërthyer nga gjoksi.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministrja e mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Maliar , ku nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se, kirurgët hoqën armën nga poshtë zemrës së ushtarakut të plagosur. Po ashtu ajo ka publikuar dhe imazhe që tregon një rreze X të municionit brenda trupit.

“Mjekët ushtarakë kryen një operacion për të hequr një granatë VOG, e cila nuk u thye, nga trupi i ushtarit”, ka shkruar ajo.

Anton Gerashchenko, këshilltari ministror i punëve të brendshme të Ukrainës, ka thënë se ekipi i xhenierëve neutralizoi municionin dhe e përshkroi procedurën “do të hynte në tekstet mjekësore”.

Gerashchenko ka shkruar ne Telegram, ditë e sotme se: “Pjesa e pashpërthyer e granatës u hoq nga zemra. Granata nuk shpërtheu, por mbeti

Ushtari që atëherë është dërguar për rehabilitim dhe shërim të mëtejshëm dhe raportohet se nuk ka rrezik për jetën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb