Indonezia po shqyrton mundësinë e shkurtimit të shpërndarjes së vakteve falas për studentët nga gjashtë ditë në javë në pesë, në një përpjekje për të shkurtuar shpenzimet në buxhetin e saj për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, raporton Reuters.
Ministri i Financave, Purbaya Yudhi Sadeëa , tha të mërkurën se masa mund të kursente 2.37 miliardë dollarë.
Propozimi erdhi nga kreu i agjencisë kombëtare të të ushqyerit të Indonezisë dhe do të duhet të miratohet nga presidenti Prabowo Subianto.
